Ismet Munishi prezantohet nga klubi i ri

Ismet Munishi është trajner i ri i Besës së Pejës.

Sport

21/07/2018 10:48

Besa bën të ditur se synimi i Munishit është që të rikthejë klubin në Superligën e Kosovës, teksa tregoi se ai stërvitjen e parë e kreu gjatë ditës së premte bashkë me stafin e tij të ri dhe tri përforcimet; Festim Krasniqi (Trepça ’89), Richard Asare (Vëllaznimi) dhe Besnik Morina (Onix).

Postimi i plotë i Besës mbrëmë në Facebook:

Besa Besë vazhdojmë.

Trajneri Ismet Munishi është zyrtarizuar te Besa e Pejës, derisa së bashku me të është emëruar edhe stafi i ri teknik.

Munishi u zyrtarizua së bashku me ndihmës trajnerin Astrit Imami dhe trajnerin e portierave Ekrem Veseli nga drejtori sportiv Avdi Gashi.

Ardhja e teknikut prishtinas te Besa ka për mision rikthimin e klubit pejan në Superligën e Kosovës

Pas zyrtarizimit Munishi nis stërvitjet te Besa me tri super-përforcime.

Pas prezantimit, Ismet Munishi sot edhe zyrtarisht ka nisur punën si trajner i Besës.

Ai ka drejtuar stërvitjen e sotme të ekipit pejan, teksa klubit i janë bashkuar edhe tri përforcime tejet cilësore.

Festim Krasniqi (Trepça ’89), Richard Asare (Vëllaznimi) dhe Besnik Morina (Onix) janë prurjet e ekipit pejan deri më tash.

Ndryshe, atmosfera sot te Besa ishte fantastike me Munishin që u përkujdes për këtë.