Ismet Mulaj, ministër në detyrë i MTI-së

Ismet Mulaj nga Partia Aleanca Kosova e Re, pjesë e koalicionit qeveritar,  është emëruar në pozitën e ministrit në detyrë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI). 

Lajme

17/10/2014 16:37

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i lajmi.net brenda kësaj ministrie.

Mulaj do ta mbajë këtë pozitë deri në formimin e qeverisë së re, pas dorëheqjes së Bernard Nikajt, i cili la pozitën e ministrit për të vazhduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.