Ismet Beqiri-policëve: Sot e keni but

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar kontrollimin e deputetëve pavarësisht se në seancën e sotme opozita nuk ka marrë pjesë.

Lajme

15/03/2016 10:52

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, derisa është kontrolluar është dëgjuar duke u thënë policëve se sot kontrolla do të jetë më e butë.

“Sot ma but pak”, u ka thënë Beqiri policisë.

Ndërkaq pjesëtarët e policisë i janë përgjigjur duke i thënë se sot kontrolla do të jetë edhe më e rreptë.

“Ja sot kena me shtrengu”, i është përgjigjur polici. /Arbresh.info