Ismet Beqiri: Pa votën e LDK-së nuk do të përfundonte Demarkacioni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka folur pas ratifikimit të Demarkacionit. Ai ka thënë se sot LDK ndihet mirë që ky proces ka përfunduar.

Lajme

21/03/2018 22:52

“Miratimi i kësaj  marrëveshje e bënë LDK’në të ndihet krenare dhe të ndihet mirë. Kjo tregon po ashtu se Demarkacioni nuk do të bëhej pa votën e LDK’së. Po partinë tonë nuk do të përfundoj kjo çështje”, ka thënë Beqiri.

Ai ka thënë se vota e LDK’së do tua mundësoj edhe qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm.

Deputeti i LDK’së ka treguar se koalicioni Qeverisës nuk i meritonte votat e partisë së tij, por thotë se këtë e kanë bërë për të mirën e vendit./T7/