Ismet Beqiri e ka seriozisht kandidaturën për Prishtinë, fillon fushatën parazgjedhore (Foto)

Meqë po flitet për zgjedhje të parakohshme, duket se Lidhja Demokratike e Isa Mustafës nuk po humb kohë për fushatë.

Lajme

20/04/2017 20:22

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri tashmë ka nisur vizitat nëpër Prishtinë, komunën të cilën e qeveriste dikur.

Ai sot ka qëndruar në lagjen “Kodra e Trimave” ku ka treguar se ka diskutuar me qytetarë për shumë çështje dhe kërkesa të tyre.

Beqiri është shprehur i bindur se LDK do ta fitojë kryeqytetin në zgjedhjet e ardhshme.

“Takim me qytetar të Kodrës së Trimave,nga nëndega e II-të e Degës tonë. Bisedë e hapur për shumë çështje. Identifikuam kërkesat e qytetarëve për këtë pjesë të lagjes. Me LDK-në këtë vit në qeverisje, Lagjja dhe Prishtina i kthehet zhvillimit, i thotë jo status quos”, ka shkruar ai.

ismeta1 ismeta2 ismeta3 ismeta4 ismeta5