Ismajli: Qeveria të ketë kujdes me Asociacionin

Kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Naim Ismajli e ka porositur Qeverinë e Kosovës të ketë kujdes që statusi i asociacionit të komunave me shumicë serbe të mos i prek Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Lajme

03/09/2015 07:44

Ai ka thënë se duke u bazuar në marrëveshjen e cila është nënshkruar në Bruksel dhe deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ato japin mundësinë që ky asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Ismajli bëri me dije për ‘Epokën e re’ se nëpërmjet një vendimi të Qeverisë së Kosovës do të përcaktohet baza legale e statutit të këtij asociacioni dhe në këtë aspekt ai ka kërkuar vëmendje të shtuar të Qeverisë.

Ismajli ka thënë se në kuptimi parimor nuk janë të mira dy asociacione, por sipas tij, nëse asociacioni funksionon pa kompetenca ekzekutive, pata atak në Kushtetutën, atëherë nuk do të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe statusin e saj politik.