Ismajli: Blloku i verbuar për pushtet

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Naim Ismajli ka deklaruar se e vetmja alternativë për tejkalimin e ngërçit politik është shkuarja në zgjedhje të reja.

Lajme

06/11/2014 07:54

Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Ismajli ka thënë se bllokadës pesëmujore duhet t’i vije fundi dhe se ai mendon se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm përmes zgjedhje të reja.

“Duke pasur parasysh kohën pesëmujore, e cila realisht është një kohë e gjatë dhe nëse brenda këtyre muajve nuk ka pasur mundësi të reflektojnë lidershipi i bllokut sipas parimeve të Kushtetutës dhe rezultatit të zgjedhjeve, si dhe duke pasur parasysh se këto dy cështje nuk mund të ndryshohen as nga ana e deputetëve e as nga ana e liderëve, por nga votuesit nëpërmejt zgjedhjeve të reja, të cilat mendoj se duhet të mbahen”.

Ismajli fajlin më të madh për bllokadën e shkaktuar në vend, ua ka lënë liderëve të partive të Bllokut.

Ai madje  i ka quajtur deklaratat e këtyre liderëve si “skandaloze”, duke thënë se ata nuk po e respektojnë as Kushtetutën e as institucionet e vendit.

“Ju i keni parë dhe dëgjuar deklaratat e bllokut karshi institucioneve. Deklaratat e liderëve të bllokut janë të rënda dhe skandaloze. Blloku nuk është duke i respektuar as Kushtetutën, as Presdeincën e as Gjykatën Kushtetuese. Në këtë aspekt nuk janë të rëndësishme emrat e individëve, por të institucioneve të cilat qytetarët e këtij vendi i kanë ndërtuar me mund dhe gjak. Ndërkaq, sot merr guximin një lider i verbuar për pushtet dhe thotë se këto institucione duhet të rrënohen sepse nuk vlejnë”, ka thënë Ismaji.