Ismaili tregon për prioritetet e PDK-së (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, duke treguar për prioritetet e partisë së tij, ka theksuar se kandidatët që po synojnë t’i drejtojnë komunat në Kosovë, janë të rinj dhe me peshë brenda partisë.

Lajme

12/10/2017 23:16

Ismaili në emisionin “Debat D+”, ka thënë se këto kandidatura janë bërë me qëllim që qytetarëve tu ofrohen kandidatura që mund t’ua zgjidhin problemet e tyre.

“Disa qytete të mëdha, si rasti i Prizrenit, që e ka një veçori si një qytet i madh. Pastaj kemi edhe Mitrovicën si komunë, e cila ka specifikat dhe ndjeshmëritë e saj. Në Pejë e kemi një kandidaturë interesante, kur kemi një kandidate femër”, ka shtuar Ismaili.