Ismaili thotë se shpejt fillon ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.

Lajme

07/12/2017 22:55

Ismaili ka thënë se për ndërtimin e këtij spitali tashmë është ndarë edhe një shumë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Spitali do të ndërtohet, kjo është e sigurt. Unë kam ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt”, ka deklaruar ai.

Ismaili gjithashtu ka bërë të ditur që shumë shpejt do të ndërtohet edhe spitali i ri në qytetin e Ferizajt. /Tribuna Channel/