Ismaili takon ekspertët nga OBSH-ja për rregullimin e Listës Esenciale

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka zhvilluar takim me  delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Gjeneva, me të cilët kanë diskutuar për rregullimin e Listës Esenciale të Barnave.

Lajme

18/01/2018 09:36

Ismaili me anë të një postimi në facebook ka thënë se me një Listë Esenciale të mirë, garantohet furnizim me barna dhe ulje të shpenzimeve për qytetarët.

“Po punojmë intensivisht me delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Gjeneva, të cilët do të analizojnë dhe do të propozojnë praktika ndërkombëtare për rregullimin e Listës Esenciale të Barnave”.

“Duke pasur një Listë Esenciale mirë të përgatitur, garantojmë furnizim me barna dhe ulje të shpenzimeve për qytetarët tanë”.

“Revidimi i Listës Esenciale nuk është bërë nga viti 2012, prandaj ky është një proces i komplikuar për të cilin do të punojmë intensivisht që ta bëjmë sa më shpejt. Qytetarët duhet të marrin barnat e esenciale në kohë dhe falas”, ka shkruar ai./Lajmi.net/