Ismaili: Qenët endacak problem shumë i madh i të gjitha Komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ketë vit do të realizojë projektin për trajtimin e qenve endacak e që është njëri ndër problemet që qytetarët e Kosovës po ndeshen çdo ditë.

Lajme

12/01/2018 09:26

Naim Ismajli, kryetar i Komunës së Shtimes, njëherit kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se komunat e Kosovës edhe në vitin në 2018 do të kenë sfida të ndryshme.

“Njëri ndër problemet që po ndeshet komunat e Kosovës ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të qenve endacak. Ne në fillim jemi mbështetur nga AVUK dhe në këtë vit ne jemi mbështetur nga qeveria e Kosovës më mbi 1 milion e 200 mijë euro që do të shfrytëzohen për projektet për qenët endacak”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij këtë vit do të bëhet kastrimi  i qenve endacak si dhe do të ngrihet një “qendër e azilit”, për qenë.

Ai bëri me dije se komunat me shumicë serbe në Kosovë janë shumë mirë të integruara në Asociacionin e Komunave të Kosovës. “Vërtet kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me ato. Dy Asociacionet do të jenë të dëmshëm për pushtetin lokal”, tha ai. Ismajli vlerësoi Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe në Kosovë është produkt i bisedimeve.