Ismaili: Po e zgjidhim problemin e blerjes së barnave

Organizata Demokraci Plus ka mbajtur sot debatin publik në lidhje me Udhëzimin e Parë Administrativ për rregullimin e cmimit të barnave të Listës Esenciale, të cilin e ka hartuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme

25/04/2018 16:20

Në këtë diskutim, ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se me këtë Udhëzim Administrativ do të merr fund njëherë e përgjithmonë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit duke blerë barna shumfish më shtrenjtë.

“Blerja e barnave ka qenë një nga problemet më të mëdha të sektorit të shëndetësisë, që ka dëmtuar buxhetin e shtetit vazhdimisht. Në diskutimin publik që patëm sot, pjesëtarë të shoqërisë civile, deputetët e Komisionit për Shëndetësi dhe akterë tjerë të rëndësishëm, u pajtuam që Kosova duhet të ketë një mekanizëm për rregullimin e çmimit të barnave. Këtë e bën edhe Udhëzimi Administrativ që kemi hartuar, inicaitivë të cilën do ta qojmë deri në fund për rregullimin e këtij problem”, ka thënë Ismaili.

Viteve të fundit, qindra produkte janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë me cmime abuzive prej 100 deri në 2 mijë për qind më shtrenjtë sipas hulumtimit të Organizatës Demokraci Plus.