Ismaili: Për ta reformuar shëndetësinë, do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë – Lajmi.net
Ismaili: Për ta reformuar shëndetësinë, do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëSociale 21:35, 17 September 2017
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka filluar të këshillohet me profesorë të shquar ndërkombëtarë për të filluar reformat e paralajmëruara nga ai në shëndetësinë kosovare.

Ismaili ka treguar përmes një statusi në Facebook se ka takuar në Tiranë profesorin e tij nga Universiteti i Harvardit, Ricardo Hausmann, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e shëndetësisë, ndërsa ka paralajmëruar se për ta kthyer gjendjen për së mbari, ekipit të tij do ti bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar Ismaili.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper