Ismaili: Në dhjetor, pako e ilaçeve që planifikojmë të jepen falas

Sonte, në emisionin “Pressing” në televizionin T7, u diskutua për problemet në shëndetësi dhe për kancerin, në veçanti.

Lajme

23/05/2018 21:41

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se terapia për kancer do të futet në listën e barërave esenciale.

Ismaili ka bërë të ditur se së shpejti do të rishqyrtohet kjo listë, pasi që një gjë e tillë nuk është bërë që shumë vite.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë dhjetorit do të prezantohet pakoja e ilaçeve, që Ministria planifikon të japë falas për pacientë.