Ismaili merr mbështetje nga ambasadori amerikan për reformat në shëndetësi

Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur në një takim sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Lajme

12/02/2019 17:17

Gjatë këtij takimi, ministri Ismaili e ka njoftuar ambasadorin amerikan për reformat që janë duke u zhvilluar në sektorin shëndetësorë.

Me këtë rast, ministri Ismaili e informoi ambasadorin Kosnett për ndaljen e korrupsionit në blerjen e barnave, për të cilën morri mbështetje edhe nga ambasadori Kosnett.

“Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për situatën aktuakle politike, si dhe e njoftova për luftën e madhe kundër korrupsionit që kemi bërë në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, duke ndalur çmimet e fryra të barnave”, ka shkruar ministri Ismaili.

“Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkrahjen e parezervë në secilin hap të shtetndërtimit dhe tani edhe gatishmërinë e saj për të qenë aleate e jona edhe në reformat për shëndetësi”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/