Ismaili: Kurti dhe Molliqaj, dhunuesit e dyfishtë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, vlerëson se Albin Kurti dhe sekretari i shkarkuar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, janë dhunuesit e dyfishtë të shtetit.

Lajme

26/07/2017 21:38

Ismaili ka thënë përmes një statusi në Facebook se Kurti e Molliqaj është dyshja, e cila teksa s’ka pushuar të flasë për kapjen e Kosovës, ka kapur dhe dhunuar Demokracinë, Kryeqytetin dhe Shtetin.

Statusi i plotë i Ismailit:

Albin Kurtit i është dashur një organizator i dhunës dhe një njeri që i shantazhon anëtarët e partisë – të cilët mendojnë ndryshe, ose që kërkojnë reforma në parti. Dhe, shantazhues i brendshëm.

Dardan Molliqaj ishte kandidati që kishte prirjet më të mëdha për dhunë, si ndaj shtetit ashtu edhe ndaj bashkëpartiakëve të tij. Ai është shfrytëzuar për t’i shantazhuar udhëheqësit e Komunës së Prishtinës, nga frika se ata mund të rriten dhe më tutje ta sfidojnë Albin Kurtin.

Në këtë mënyrë, Kurti e ka dhunuar Shtetin dhe Prishtinën.

Dardan Molliqaj kishte, pra, një rol të dyfishtë: si organizator i dhunës ndaj shtetit dhe si shantazhues i brendshëm në parti.

Kjo është dyshja, e cila teksa s’ka pushuar të flasë për kapjen e Kosovës, ka kapur dhe dhunuar Demokracinë, Kryeqytetin dhe Shtetin.

Kjo është dyshja, demaskimin e të cilës qytetarët e këtij vendi meritojnë ta shohin si në dritë të diellit.