Ismaili dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore flasin për reformat në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, priti sot në takim përfaqësues të misionit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtori i BB-Zyra në Kosovë, Marco Mantovanneli, me të cilët bisedoi për reformat në shëndetësi.

Lajme

18/09/2017 12:40

Në takim, u fol edhe për progresin në implementimin e Projektit të shëndetësisë kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore si dhe për çështjet me rëndësi që duhet të fokusohen për implementimin e mëtutjeshëm të Projektit.

Në këtë takim, Ismaili, ka kërkuar mbështetjen e Bankës Botërore krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të barabartë të financimit të shëndetësisë.

I pari i shëndetësisë në vend theksoi se është i përkushtuar për arritjen e një financimit të qëndrueshëm në shëndetësi, duke ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në shëndetësi.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zhvillimit të reformës shëndetësore në interes të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.