Ismaili: Çmimet për barnat që blihen nga MSH do të jenë referente me tregun në rajon

Në ditën e katërt të Javës Kundër Korrupsionit, organizatat joqeveritare mbajtën tryezën e radhës. Tema e këtij diskutimi ishte “Farmacia pa ilaç”.

Lajme

07/12/2017 13:32

Pjesëmarrës në tryezë gjatë ditës së sotme ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai deklaroi se çmimet për barnat që blihen nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jenë referente me tregun në rajon, në mënyrë që paraja e taksapaguesve të mos shpenzohet për pasurim të paligjshëm të individëve.

“Çmimet për barnat që blihen nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jenë referente me tregun në rajon, në mënyrë që paraja e taksapaguesve të mos shpenzohet për pasurim të paligjshëm të individëve. Ky është interes i gjithë qytetarëve, i personelit mjekësor dhe është, po ashtu, obligim i imi”, ka thënë Ismaili.