Islamikët vrasin mbi 150 njerëz në Nigeri

Së paku 150 njerëz, përfshirë 38 policë, janë vrarë të martën në një sulm të grupit terrorist islamik Boko Haram. 

Bota

03/12/2014 19:21

Ky sulm ka ndodhur të martën në afërsi të qytetit Damatur, në verilindje të Nigerisë, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve AFP.

Krahina ku ka ndodhur ky sulm gjendet në qendër të kryengritjes së terroristëve të organizatës Boko Haram, kryengritje kjo që ka filluar para pesë vjetësh.

Ky sulm i fundit flet për rritjen e dhunës së islamikëve të Boko Haram, të cilët tentojnë që në Nigeri të zbatojnë formën strikte të sheriatit.