Islamikët radikalë s’pushojnë as për Bajram, 36 të vrarë në Libi

Së paku 36 persona kanë humbur jetën në Bengazi të Libisë, pas përleshjeve në mes të trupave qeveritare dhe militantëve islamikë.

Bota

27/07/2014 15:11

Militantët sulmuan trupat qeveritarë në qendër të qytetit. Luftime të ashpra ka pasur edhe afër aeroportit të Tripolit, ku kanë humbur jetën 23 persona të tjerë.

Militantët kontrollojnë pjesë të mëdha të vendit dhe janë përgjegjës për dhunën më të keqe që ka përjetuar Libia që prej vitit 2011, kur filluan trazirat për të rrëzuar nga pushtetit Moamer Gadafin.

SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë udhëzuar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë për në Libi.

Të shtunën Ambasada e SHBA-ve në Tripoli ka evakuuar të gjithë personelin e vet, me arsyetimin se ka “rrezik real” për shkak të luftimeve. Edhe Turqia gjithashtu ka tërhequr 700 persona nga personeli i vet në Libi.

Kombet e Bashkuara në fillim të javës kanë paralajmëruar se do të tërheqin stafin e vet nga Libia.