Islamikët e ISIS vrasin të paktën 40 fëmijë në veri të Irakut

Të paktën 40 fëmijë të minoritetit xhazidi u vranë gjatë një sulmi xhihadist në rajonin Sinjar, në veri të Irakut, njoftoi sot UNICEF-i në një komunikatë. 

Bota

05/08/2014 17:53

Sipas informacioneve zyrtare të UNICEF-it, këta fëmijë të minoritetit xhazidi vdiqën për shkak të dhunës së drejtpërdrejtë, të shpërnguljeve dhe dehidratimit në dy ditët e fundit, njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

Të dielën, disa luftëtarë të grupit ultraradikal të Shtetit Islamik morën kontrollin e qytetit Sinjar, që deri në atë moment ishte nën kontrollin e forcave kurde. Mes kufirit sirian dhe Mosulit, ky qytet është një nga bastionet e minoritetit kurdofon xhazidi, që i përket një besimi paraislamik.