Islami radikal në Ballkan mbështetet nga forca të caktuara politike

Analisti ushtarako-politik Aleksandar Radiq vlerëson se strukturat politike në Ballkan, veçanërisht ato në Bosnje, Kosovë dhe rajonin e Rashkës flirtojnë me grupet islamike ekstremiste, dhe në shumicën e rasteve janë financuesit dhe mbështetësit kryesor të islamistëve radikal. 

Lajme

05/10/2014 19:13

Radiq në një bisedë për mediat serbe ka thënë se, në Ballkan që nga viti 1992 pas luftës në Bosnje dhe Hercegovinë ka pika të nxehta të cilat janë ruajtur me qëllimin që të riaktivizohen përsëri.  

Ai ka thënë se në Bosnje, në Kosovë, e veçanërisht në rajonin e Rashkës ka një fuqi dominuese të ekstremistëve të përfshirë në politikë, transmeton lajmi.net.  

“Njerëz dhe kompani të caktuara janë financuar duke marrë shuma të mëdha të të hollave, gjatë luftës në Bosnjë, e të cilat kanë vazhduar edhe më pas të financojnë organizata terroriste dhe individë”, ka thënë Radiq. (lajmi.net)