Islami: Balli Kombëtar do të lidh kontratë për t’iu shërbyer qytetarëve

Bartësi i Listës në Podujevë nga Organizata Balli Kombëtar Demokrat, Avni Islami ka vlerësuar se kontrata me qytetarin e bënë këtë organizatë serioze dhe garantuese që do t’iu shërbej qytetarëve.

Lajme

25/09/2017 12:03

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se më me rëndësi janë kushtet për mjekun, sportistin e artistin, e subvencionet për bujkun, sesa shpenzimi për dreka e darka e derivate.

Postimi i plotë i Islamit:

Organizata Balli Kombëtar Demokrat në plan program e ka primare kontratën me qytetarin. Ne do të shërbejmë, jo si të tjerët që sundojnë dhe pasurohen. Përderisa nuk e kuptojmë saktë rolin, do të jetë problem për shoqërinë. Politika nuk do të duhej të shihej asnjëherë si trampolin për tu pasuruar. OKBD e vendos në rend të parë mjekun, arsimtarin, bujkun, sportistin, artistin… Ne mendojmë se me rëndësi janë kushtet e mira për mjekun, sesa shpenzimi tejmase në dreka e darka. Më e rrugës është që sportisti të ketë një sallë të sportit ku i kryen stërvitjet, sesa shpenzimi enorm për derivate. Më shumë rëndësi ka bujkut t’i rriten subvencionet, sesa blerja e veturave të reja. Të gjitha këto që u përmendën nuk është e pamudshme të realizohen, vetëm duhet menaxhim i mirë. Të gjithë duhet të përkrahen nga institucionet, të gjithë duhet ta ndjejnë dorën e shtetit dhe të mos lihen në harresë. Me OBKD kontrata me qytetarin do të jetë garanci se ne do të shërbejmë.