iSkin, celular në lëkurën tuaj (Foto)

Çka nëse do të mund të luanit këngën tuaj të preferuar vetëm duke prekur një pikë në dorën tuaj apo të shkruani një mesazh vetëm duke prekur një tastierë në krahun tuaj? Absurde? Apo një ëndërr? Jo, asnjëra!

Auto & Tek

01/09/2015 12:52

Disa shkencëtarë nga Instituti Gjerman Max Planck kanë dalë me një koncept të ri revolucionar të quajtur iSkin, i cili do të jetë në gjendje të kontrollojë celularin tuaj vetëm duke prekur zona në trupin tuaj.

Në këtë shpikje, senzorët e ndjeshmërisë së prekjes janë fshehur nën një material prej silikoni të hollë i cili mund të vendoset në lëkurën tuaj, transmeton Lajmi.net.

Kjo mund të shihet si një tatuazh, por kjo teknologji e re ka shumë përparësi të tilla si fleksibilitetin dhe aftësinë për t’u zgjatur i cili do t’i ndihmojë zhvilluesit të eksplorojnë metoda të reja të dizajnit.

150304075218_1_900x600

Senzorët do të gjenin përdorim në luajtjen e muzikës dhe tastierat. Prototipi aktual mundëson që iSkin të lidhet me kompjuter duke përdorur telat, por me përparimet në teknologji, besohet se ky lloj materiali do të mund të integrohet në një sistem personal të kontrollit me wireless.

Gjithashtu, në iSkin janë të vendosur disa qeliza të energjisë kinetike për ta fuqizuar atë, në mënyrë që të evitohen komplikimet e baterisë, transmeton Lajmi.net.

Ekziston një mundësi që ky lloj materiali të mos ketë nevojë të hiqet fare nga lëkura apo të ri-mbushet. Edhe pse ky institut nuk ka në plan që ta kalojë këtë koncept në një fazë të zhvillimit, është më se e sigurt se ky lloj koncepti do të veprojë si një implementim i këtij koncepti në diçka të vërtetë. (Lajmi.net)