ISIS zgjeron territorin, mijëra të krishterë irakianë në ikje

Mijëra të krishterë irakianë janë në ikje, pasi gjatë natës militantët islamikë të organizatës terroriste të ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë” (ISIS), morën qytetin më të madh të kësaj pakice në Irak. 

Bota

07/08/2014 11:51

Militantët e ISIS u futën natën në Qaraposh, pas tërheqjes së forcave kurde nga ky qytet dhe të tjerë rreth tij, raporton BBC.

Tërheqja e forcave kurde u bë pas luftimeve me radikalët islamikë sunitë, javën e kaluar në këtë rajon.  

Shteti Islamik i shpallur nga ISIS po e zgjeron territorin që prej muajit të kaluar, duke vënë kështu nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të Sirisë dhe Irakut.