ISIS vret një gazetar për “spiunim”

Pjesëtarët e ISIS-it kanë vrarë në Mosul një gazetar që është akusuar si spiun, kanë deklaruar sot për AFP-në autoritetet në Irak dhe kolegët e gazetarit.

Bota

18/07/2015 18:30

Jalil el Abadi , i cili u rrëmbye më 4 korrik , u vra të mërkurën , pas një vendimi të një “gjyqtari” xhihadist.

Një zyrtar i spitalit që nuk ka dashur të identifikohet ka konfirmuar vdekjen e gazetarit Abadi.

Ai ka lindur në vitin 1998, ka qenë kameraman në një televizion lokal para se xhihadistët ta merrnin Mosulin vitin e kaluar.

Gazetari është rrëmbyer në përpjeke ta lëshojë Mosulin. Ekstremistët e kanë akuzuar se u ka dhënë mediave informata për ISIS-in.

Kjo organizatë terroriste ka vrarë disa gazetarë në Mosul prej se e ka shpallur Kalifatin në territoret që i ka marrë në Irak dhe Siri.