ISIS u krijua në një burg amerikan?

Pas sulmeve të përgjakshme në Paris, gjithnjë e më shumë po flitet për ISIS. Prestigjozja britanike “The Guardian” tregon se si u krijua ISIS në një burg ushtarak në “Camp Bucca” në Irak, ndërsa amerikanët ishin po aty.

Bota

21/11/2015 15:00

Në këtë burg amerikanët fusnin të rinjtë irakenë që dyshoheshin si xhihadistë dhe më pas merreshin në pyetje.

“Kampi ishte ambienti ideal për të planifikuar ISIS. Kur dolëm nga burgu na mjaftoi të gjenim njëri-tjetrin”, ka rrëfyer Abu Ahmed, një luftëtar i ISIS për “The Guardian”.

Mes xhihadistëve ishte edhe Abu Al Baghdadi, të cilin amerikanët e lëshuan nga burgu pasi e shihnin si një negociator për të moderuar influencat radikale në Irak.

“Kur shkova në një qeli me Al Baghdadin na thanë të silleshim mirë pasi ky ishte Nelson Mandela i irakenëve. Ai do të shpëtonte Irakun. Amerikanët e kishin në burg Al Baghdadin dhe e liruan. Ja çfarë po u bën tani Mandela i tyre”, tregon ish-luftëtari i ISIS për “The Guardian”. Abu Al Baghdadi është sot kreu i Shtetit Islamik dhe një nga terroristët më të kërkuar në botë. /LAPSI.AL/