ISIS, sulme në qytetin ku luan Shqipëria

Organizata terroriste ISIS po planifikon të sulmojë Marseillen, qytetin ku më datë 15 qershor luhet takimi mes Francës dhe Shqipërisë.

Sport

30/05/2016 12:44

Tabloidi britanik, The Sun, ka informacione se ISIS synon të bëjë një masakër në qytetin e Marseilles gjatë Euro 2016.

Burime policore konfirmuan për këtë gazetë se në një laptop që ishte përdorur nga Salah Abdeslam, organizatori i sulmeve në Paris dhe Bruksel, ekzistonte një plan për të sulmuar tifozët anglezë që do të mblidheshin në Marseille më 11 qershor për ndeshjen kundër Rusisë.

Frika e policisë angleze është se ndjekësit e Abdeslam janë të vendosur të ndjekin këtë plan ndonëse terroristi është arrestuar. Sipas informacioneve paraprake, plani përfshin shpërthime vetëvrasëse, sulme me Kallashnikovë apo edhe përdorimin e dronëve për të bërë masakër mes tifozëve në zonat e grumbullimit të tyre në qytet.

Në laptopin e sekuestruar nga policia belge, u gjendën foto dhe të dhëna rreth zonës historike të “Portit të Vjetër” në Marseille, ku pritet të mblidhen pjesa më e madhe e tifozëve gjatë ndeshjeve që luhen në këtë qytet.

Ekzistenca e një plani të tillë vë në rrezik serioz edhe tifozët shqiptarë dhe Kombëtaren kuqezi, e cila do të vizitojë Marseille vetëm pak ditë pas ndeshjes Angli-Rusi.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.