ISIS rrëmben një femër kanadeze

Kanadaja ka pranuar se është në dijeni të raportimeve se një shtetase e saj mund të jetë rrëmbyer në Siri, për të cilën thuhet se ka qenë duke luftuar përkrah forcave kurde në Kobane.

Bota

30/11/2014 23:52

Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë pohuar se një “ushtare sioniste” ishte kapur në qytetin kufituar sirian.

Disa xhihadistë thanë se gruaja mund të jetë Gill Rosenberg, një shtetase kanadezo-izraelite e cila kishte shërbyer në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe ishte vullnetare në radhët e luftëtarëve kurd.

Xhihadistët filluan avancimin në Kobane më 16 shtator, duke shpresuar se shpejtë do të arrinin të marrin kontrollin në kufirin siriano-turk, pas përparimeve të bëra në Irak.

Në një moment, dukej se qyteti po pushtohej, por luftëtarët kurdë të Sirisë të mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit dhe një fluks i forcave Peshmerga kurdë të Irakut, kanë arritur që ta mbrojnë atë nga rënia në duart e Shtetit Islamik. (lajmi.net)