ISIS: Parisi kryeqytet i prostitucionit dhe së keqes, ky është vetëm fillimi

I ashtuquajturi Shteti islamik ISIS ka bërë të ditur se sulmet vetëvrasëse dhe sulmet me armë që lanë të vdekur të paktën 127 njerëz në Paris ishin “vetëm fillimi i stuhisë”.

Bota

14/11/2015 17:48

Krahu propagandues i grupit lëshoi sot, e shtunë, një njoftim në gjuhën arabe dhe atë frënge në të cilin thuhet se sulmet ishin akte hakmarrjeje ndaj përfshirjes së Francës në koalicionin e drejtuar nga SHBA-ja që po bombardon militantët në Irak dhe Siri.

Një audio-mesazh në gjuhën angleze i të njëjtit njoftim është lëshuar po ashtu, i lexuar nga një përkrahës i grupit me theks amerikan.

“Një grup besimtarësh nga Kalifati kanë zgjedhur për sulm kryeqytetin e prostitucionit dhe xanxave të këqija, liderin e së keqes në Evropë, Parisin”.

“Ata u ndanë nga jeta tokësore dhe u sulën drejt armikut me shpresën që do të vriten në rrugën e Allahut”.

“Allahu u dha fitoren dhe bëri që terrori dhe frika të përfshijnë zemrat e kryqtarëve në tokën e tyre”.

“Franca dhe të gjitha kombet tjera që janë në të sajin shteg le ta kenë të qartë që ne do të vazhdojmë dhe ato do të mbesin në krye të listës së caqeve tona – të Shtetit Islamik, dhe që frika e vdekjes nga sulmet tona nuk do t’u shqitet përderisa marrin pjesë në të tilla kampanja kryqtare”.

“Ky është vetëm fillimi i stuhisë”.

“Derisa vazhdoni të na bombardoni ju nuk do të jetoni në paqe. Do të keni frikë që të shkoni edhe në dyqanin më të afërt”./Express