ISIS në shqip: Së shpejti bota kryqtare do të digjet (Foto)

I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) në faqen e njohur të tyre ‘Hilafeti’, kanë kërcënuar, siç e quajnë ata, botën kryqtare, duke u bërë thirrje monotesitëve që t’i bashkohen qëllimit të tyre.

Lajme

25/05/2016 15:53

Ata kërkojnë që me veprimet e tyre, mosbesimtarëve t’u sjellin pasoja shkatërruese.

Madje, në njërin nga paragrafët të mbushur plotë urrejtje, ata theksojnë se operacionet kundër, siç thonë ata të ashtuquajturve ‘Civilë’, janë më të dashura dhe më të dobishme për ta, pasi “Iu shkaktojnë atyre më shumë dhimbje dhe i trembin ata më tepër”, shkruhet ndër tjerash./lajmi.net