ISIS mund të përballet me sulme ajrore amerikane

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, është duke e shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjes ajrore në Irak, për të ndihmuar forcat e sigurisë së këtij vendi  kundër ekstremistëve të ISIS.

Bota

07/08/2014 20:29

Sipas gazetës londineze The Guardian, administrata e Obamës ka konsideruar ndërhyrjen, sidomos në ato vende malore ku po qëndrojnë disa minoritete, të cilat janë të njohura që ndiqen më shumë nga ISIS, por që në numër nuk janë pak.

Është raportuar edhe më herët se minoriteti Yezidi po qëndron nëpër male për shkak të frikës nga ekstremistët sunitë të ISIS.