ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Bruksel

Raportohet se i ashtuquajturi Shteti Islamik kanë marr përgjegjësinë mbi sulmet e ndodhur sot në Bruksel.

Bota

22/03/2016 13:23

Raportime në mediat kurde kanë bërë të ditur se grupe të ISIS-it kanë konfirmuar se qëndrojnë prapa sulmeve në aeroport dhe metro në qendër të Brukselit.

Ekspertë të sigurisë dhe liderë të qeverive evropiane kanë thënë se për këto sulme duhet fajësuar ISIS-in, transmeton lajmi.net

Sot gjatë ditës, kanë ndodhur disa sulme në Bruksel, pas arrestimit të Salah Abdeslam në rajonin e Molenbeek-ut në kryeqytetin belg. /lajmi.net