ISIS merr përgjegjësin për sulmin në Paris

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësin për sulmin që ndodhi sonte (e enjte) në Champs-Elysées ku një polic u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Bota

20/04/2017 23:54

Sipas kësaj organizate terroriste sulmi në Paris është kryer nga një pjesëtar i saj belg, raporton The Sun, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i cili u qëllua për vdekje mendohet të ketë qenë i njohur për shërbimet e sigurisë për “lidhjet ekstremiste”. /Lajmi.net/