ISIS merr peng Messin (FOTO)

Terroristët e urdhëruan nënën e tij që ti ndryshonte emrin “e pafe” në Hasan.

Sport

26/04/2017 11:33

Një 3-vjeçar është marr peng nga ISIS dhe kjo vetëm për shkak të emrit të tij. Për dy vite vogëlushi u mbajt peng, pasi kishte emrin e futbollistit Lionel Messi.

Djali kurd, i cili tashmë është 5 vjeç, u mbajt nga grupi terrorist bashkë me nënën dhe motrën e tij në 2014 në rajonin Sinjar, raporton “Top Channel”.

Terroristët e urdhëruan nënën e tij që ti ndryshonte emrin “e pafe” në Hasan.

Familja ka shpëtuar tashmë nga pengmarrja dhe jeton në kampin e refugjatëve në Dohuk.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy