ISIS lajmëron: Do vrasim çdo hebre në botë (Video)

Kjo video shqetësuese, e postuar nga Shteti Islamik, kërcënon se ata do vrasin çdo hebre, kudo që të jetë në botë.

Bota

24/10/2015 09:47

Grupi terrorist e ka postuar videon në YouTube. Një militant me maskë deklaron se “nuk do të lëmë asnjë izraelit jo vetëm në Jerusalem, por në mbarë botën”.

“Ne do e zhdukim këtë sëmundje në mbarë botën”.

Ky paralajmërim vjen pas një seri sulmesh në Jerusalem nga palestinezët.

“Shumë shpejt nuk do ketë asnjë izraelit në Jerusalem”, paralajmëron ISIS.

YouTube player