ISIS kërcënon Mark Zuckerberg dhe Jack Dorsey

ISIS ka kërcënuar themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, dhe shefin ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey nëpërmjet një videoje.

Lajme

26/02/2016 00:08

Në video ekstremistët thonë se do të bëjnë të pamundurën për të rikthyer llogaritë e mbyllura në dy rrjetet më të mëdha sociale, ku promovonin terrorizmin. Videoja, e titulluar “Ferri i Mbështetësve” dhe e krijuar nga një grup që vetëquhet “djemtë e ushtrisë së Kalifatit”, përfundon me një kërcënim direkt për dy CEO-t e rrjeteve sociale më të mëdha në botë.

Nëse ju mbyllni një llogari ne do të krijojmë 10 të tjera dhe së shpejti emrat e tuaj do të zhduken, pasi t’ju fshijmë edhe sajtet tuaj,” kërcënojnë ata në video.

Në video mund të shihen fotot e dy themeluesve të cilët qëllohen me plumba. Terroristët thonë se kanë hakuar më shumë se 10 mijë llogari dhe 150 grupe në Facebook, dhe mbi 5 mijë profile në Twitter./lajmi.net