ISIS kërcënon ish myftiun e Sanxhakut, tash deputet i parlamentit serb
Shteti i ashtuquajtur Islamik (ISIS) e ka kërcënuar ish myftiun e Sanxhakut, tash deputet i Kuvendit të Serbisë, Muamer Zukorliqin me vrasje.
Lajme
Vet Zukorliq thotë se nuk frikësohet nga ky kërcënim, mirëpo atë e kupton seriozisht, transmeton lajmi.net.
“Kërcënimet i kuptoj seriozisht, nga organet përgjegjëse para se gjithash pres vlerësim të sigurisë, e më pas edhe masa. Nuk do të na frikësojnë, do të vazhdojë të veprojë. Politika e pajtimit nuk ka alternativë”, ka thënë Zukorliq.
“Furat Media”, portal i ISIS-it, ka publikuar një xhirim në gjuhen boshnjake ku i fton simpatizantët e ISIS-it që ta vrasin deputetin e parlamentit serb, Muamer Zukorliqin, transmeton Saff.ba.
“Ky xhirim është shënjë dhe paralajmërim i aktiviteteve të reja të ISIS-it në rajonin tonë. Shteti Islamik është armik permanent i islamit dhe myslimanëve”, thekson portali. /Lajmi.net