ISIS kërcënon Google

"Ne premtuam që do ta ‘hakiratim’ Google," ka deklaruar një grup që e quan veten 'Ushtria ​​e teknologjisë Kalifate ."

Bota

03/03/2016 10:28

Një grup i hakerëve të ISIS ka dhënë deklarata të pavërteta se do ta ‘hakirat’  Google, por në vend të kësaj ata kanë dhënë shënjestër drejt një faqe tjetër interneti me emër të ngjashëm, mirëpo thonë se është paralajmërim për Google, transmeton lajmi.net.

“Ne i mbajmë premtimet Inshallah (me vullnetin e Zotit), që na pret sot.”

Megjithatë, disa orë më vonë, ata dëmtuan faqen (www.addgoogleonline.com) e cila thuhet se është regjistruar nga dikush me emrin Gandani K. nga India.

Grupi gjithashtu dyshohet se ka publikuar një listë të 35 faqeve britanike që kishte pasur synime të ngjashme.

Hakerat thanë se këto sulme janë “një mesazh për David Cameron”, kryeministrin e Britanisë së Madhe.

Vitin e kaluar, ‘hakerat’ e ISIS kishin arritur të hynë në llogarinë “Twitter” të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë. /Lajmi.net