ISIS kërcënon Erdoganin?

Një revistë turke që e përkrah Shtetin Islamik në Irak dhe Levant e ka akuzuar Turqinë dhe Presidentin e saj Recep Tayyip Erdogan për herë të parë.

Bota

22/07/2015 20:51

Revista “Konstantiniyye” ka publikuar një shkrim në të cilin ka ndryshuar tonin dramatikisht ndaj Ankarasë zyrtare duke e akuzuar për tradhti ndaj ISIS-it.

“Ne po përpiqemi të shpjegojmë se shteti i Turqisë, i cili po tenton t’i kundërvihet Shtetit Islamik duke shfaqur sjellje të habitur, po shkon drejt shpërbërjes me mbështetjen dhe koncesionet e PKK-së”, thuhet në shkrim, transmeton Express.

Revista i është drejtuar partisë kurde (PKK) si ‘bandë ateiste’ dhe Turqinë si ‘regjim të zotit të rrem’.

E kjo sipas tyre i kalon limitet e Zotit dhe Profetit Muhammed, duke e merituar ndëshkimin, sipas xhihadistëve.

“Banda ateiste, e ushqyer nga Erdoğan, thërret për mbështetje duke thënë vazhdimisht që që Qeveria e Erdogan e ka mbështetur Shtetin Islamik”, vazhdon shkrimi me titullin ‘Shteti kurd i Erdogan’, transmeton Express.

Aty thuhet se Erdogan nuk po e mbështet ISIS-in.

“Ata e dinë se Qeveria e Erdogan nuk po e ndihmon Shtetin Islamik”, thuhet në shkrim, duke e akuzuar Presidentin turk për bashkëpunim me amerikanët