ISIS-it po i shterohen burimet e financimit

Anëtarët e Shtetit Islamik duhet të vazhdojnë me zgjerimin e territorit, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar sepse burimet e tyre të të ardhurave janë shteruar.

Bota

28/02/2015 22:39

Hetuesit nga Organizata Financiare thonë se ajo është një strategji që xhihadistët janë duke planifikuar që të përdorin në të ardhmen.

“Pa atë, terroristët nuk mund të jenë të sigurt se sa do të jenë ende në gjendje për të shpenzuar para sa kanë shpenzuar deri më tani “, tha organizata në Paris, e cila merret me hetimin e pastrimit të parave.

FATF vëren se ISIS-i ka hyrë thellë në llojet e ndryshme të krimit dhe se shumica e parave për të kryer aktivitetet janë marrë nga burimet e naftës, plaçkitjet, rrëmbimet dhe trafikimet.

Hetuesit kanë ardhur në përfundim se organizata terroriste ISIS duhet të sigurojë fonde të vazhdueshme dhe të rregullta për të pushtuar territore të reja.