ISIS i shet femrat si skllave seksi, çmimi i mospajtimit është vdekja

Ekstremistët ISIS femrat e zëna rob po i sheshin si skllave seksi me qëllimin për të tërhequr luftëtarë të rinj për kauzën e tyre, thotë një raporti i ri nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

Bota

04/10/2014 22:32

Ky raport pretendon se deri në 2,500 femra dhe fëmijë janë kidnapuar nga ISIS. “Për gratë dhe vajzat kanë caktuar një çmim për blerësit, me të cilët është negociuar shitja”, thotë raporti, transmeton lajmi.net.

Aty detajohet një incident që ka ndodhë më 3 gusht, ku 150 vajza, kryesisht nga fisi Yazidi dhe bashkësitë e krishtera, janë transportuar për në Siri nga Iraku të cilat do t’u jepeshin luftëtarëve të ISIS si shpërblim apo për t’u shitur si skllave të seksit.

Ndërsa kur këto femra përpiqen që të refuzojnë, shpesh vriteshin. Një mjeke në Mosul të Irakut e cila refuzoi të vendosë shaminë në kokë, u vra nga militantët e ISIS.

“Gratë që veçanërisht janë trajtuar ashpër nga ISIS, duke u sulmuar e vrarë, janë ato të profesioneve mjeke, avokate dhe profesioniste të fushave tjera”, thuhet ndër të tjera në raport. (lajmi.net)