ISIS-i nis ofensivë në Aleppo

Të paktën 100 mijë njerëz janë bllokuar përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë, pasi Shteti Islamik depërtoi nëpër territorin nën kontroll të kryengritësve të provincës siriane Aleppo.

Bota

27/05/2016 20:01

Përparimi befasues i ISIS-s në rajonin e dy qyteteve nën kontroll të kryengritësve sirianë ndodhi në moment kur xhihadistët ballafaqohen me ofensivë nga lindja në provincën Raka, ku gjendet qyteti me emër të njëjtë, të cilin grupi e shpalli për kryeqendër të të a.q. Kalifatit të tyre Islamik.

“Luftëtarë të SHI-së e prenë rrugën kryesore mes qyteteve kryengritësve Azaz, në afërsi të kufirit turk dhe qytetit Mare”, deklaroi gazetari Mamun Jativ, i cili gjendet në Azaz.

Përfaqësuesi i organizatës “Mjek pa kufij”, Pablo Marko deklaroi se për shkak të përparimit të SHI-së zbatohet evakuim i pacientëve nga spitali në qytetin Al Salamah.

“Ne jemi të shqetësuar për fatin e spitalit tonë dhe pacientëve tanë, Vlerësojmë se 100.000 njerëz janë të bllokuar mes kufirit turk dhe linjës së frontit”, theksoi Marko.