ISIS i ndëshkoi ata që e shikuan El Clasicon

ISIS i ka ndëshkuar të gjitha ata që janë zënë duke e përcjell ballafaqimin mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou, të dielën.

Sport

26/03/2015 15:33

Militanët e grupit terrorist ISIS kanë ndëshkuar të gjithë ata që janë zënë duke ndjekur ballafaqimin mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sipas mediave të huaja, kushdo që është kapur duke e shikuar El Clasicon është ndëshkuar me 80 goditje.

Ballafaqimi i takoi Barcelonës që e mposhti Real Madridin në Camp Nou me rezultat 2:1.

E dueli i madh duket se ka zgjuar interesim edhe tek grupi terrorist ISIS.