ISIS-i kryen sulm të ri në Arabinë Saudite

Katër persona kanë vdekur dhe gati dhjetë të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës që ka ndodhur të sot pranë një xhamie shiite në lindje të Arabisë Saudite.

Bota

29/05/2015 15:26

Sulmi u krye derisa besimtarët shiitë, pakicë në Arabinë Saudite, ishin duke e falur xhumanë, ndërsa përgjegjësinë për aktin e mori grupi terrorist “Shtetit Islamik i Irakut dhe Sirisë”, që njihet edhe me inicialet ISIS.

Ministria e Brendshme saudite njoftoi se sulmi në Xhaminë Al-Anud në qytetin lindor Damam ka mundur të shkaktojë shumë viktima, porse është penguar nga forcat e sigurisë, të cilat kanë ndaluar makinën e dyshuar përpara se t’i afrohej xhamisë.

Sulmi i sotëm ishte i dyti brenda një jave, pasi të premten e kaluar, nga një sulm vetëvrasës në një xhami shiite në Provincën Lindore, u vranë 21 shiitë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosen.

Militantët sunitë të ISIS-it po përpiqen të ndezin luftën edhe në Arabinë Saudite, edhe pse shumica e popullit dhe pushteti është në duar të sunitëve. Kjo strategji e ISIS-it ka për qëllim ndëshkimin e pushtetit saudit, që përkrahë sulmet ajrore amerikane ndaj “Shtetit Islamik” në Irak dhe Siri.