ISIS gjuan më gurë deri në vdekje dy vajza për tradhti bashkëshortore (Foto/Video)

Dy femra të reja janë goditur për vdekje më gurë nga militantët e ISIS-it në Siri. Por djemtë me të cilët ato shkuan,  u rrahën vetëm me kamxhik.

Bota

25/02/2016 20:13

Hasna 17 vjeçare dhe Madiha 16 vjeçare, vdiqën në një mënyrë brutale në qytetin e Deir ez-Zor, pasi u akuzuan për tradhti bashkëshortore, transmeton lajmi.net.

ISIS-stone-man-to-death

I gjithë ekzekutimi u bë nën praninë e qindra njerëzve të cilët ishin mbledhur për ta parë ngjarjen.

Sipas gjyqtarit të ISIS-it, vajzat ishin nxënë në një shtëpi me dy të huaj, një akt ky i ndaluar nga Shteti Islamik./lajmi.net.

YouTube player