ISIS formon “Brigadën e Ballkanit” 20 luftëtarë të gatshëm për luftë

20 xhihadistë të ISIS ndodhen në Ballkan dhe janë të gatshëm për të vepruar sipas urdhrave.

Lajme

31/08/2014 18:49

Sipas mediave serbe që i referohen një letër kërcënuese në adresë të ambasadës serbe në Damask, terroristët  e ISIS janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët e tyre në Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. 

“Të gjithë ata janë të gatshëm për veprim”, theksohet në letrën kërcënuese të ISIS ndaj ambasadës serbe në Siri. Sipas autoriteteve të Beogradit letra, që është gjetur në oborrin e ambasadës, besohet se është dërguar nga liderët e kësaj organizate terroriste dhe ka logon e ISIS. 

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Brigada e Ballkanit” e ndërsa lideri i kësaj dege të ISIS është nga Kosova dhe zëvendësi  nga Serbia qendrore. Ata konsiderohen shumë të egër e mizorë dhe të aftë për të zhvilluar “luftën e shenjtë” edhe në Ballkan. 

Në Beograd, shërbimet sekretet e kanë marrë seriozisht këtë letër, ndërsa burime për mediat serbe kanë thënë  se kërcënimet janë reale.