ISIS e vendosë Pentagonin në shitje në eBay (Foto)

Përderisa krerët e shteteve më të fuqishme janë duke u marrë me numrin e madh të refugjatëve sirianë në shtetet e tyre, ISIS po vazhdon fushatën e vazhdueshme të dhunës dhe terrorit.

Fun

29/09/2015 14:22

Goditja më e fundit e ISIS është në webfaqen e shitjeve eBay. Këtë mëngjes, zyrtarët ushtarakë të SHBA-së u habitën kur zbuluan se grupi terrorist i Shtetit Islamik e kishte vendosur Pentagonin në ankand në eBay.

Fillimisht, çmimi ishte $1,5000 por u rrit shpejtë duke kaluar në $7,000 në ofertën e parë të hapur. Është e çuditshme se si eBay e ka lejuar këtë të ndodhë, duke bërë që shumë përdorues të eBay në mbarë botën të mendojnë se kjo është e vërtetë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë për këtë sulm duke thënë:
“Ne e dënojmë rëndë tentimin për ta shitur Pentagonin si një akt të urryer të agresionit kundër Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk do të lihet pa përgjigje. Amerika kurrë nuk është lëkundur në fytyrën e ekstremizmit, dhe sot nuk ka përjashtime. Ju lutemi të mos bëni ofertë për Pentagonin. (lajmi.net)