ISIS bën thirrje për vrasjen e djalit 11 vjeçar të Donald Trumpit

Fanatikët e sëmurë të ISIS-it kanë bërë thirrje për vrasjen e djalit 11 vjeçar të Presidentit amerikan, Barron Trump.

Bota

21/11/2017 21:32

Thirrjet janë bërë në faqe interneti të xhihadistëve.

Nëpërmjet aplikacionit Telegram mesazhi që i referohet Barronit si ‘djali i kokëmushkës së Amerikës’ përfshihet një imazh i Google Maps që tregon vendin se ku ai shkon në shkollë në Washington DC.

Në këtë kohë, Barron ishte së bashku me prindërit e tij në Shtëpinë e Bardhë në organizimin për Falënderimet.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka komentuar një kërcënim të tillë.