Ishulli më i rrezikshëm në botë, parajsë në tokë

Ishulli Sentineli Verior, që shtrihet në oqeanin Indian, duket si parajsë në tokë, por kjo pamje mashtron sepse aty tash e 60 mijë vjet jeton një fis shumë i rrezikshëm.

Bota

23/04/2015 23:47

Popullata e këtushme autoktone refuzon çfarëdo kontakti me civilizimin. Bëhet fjalë për një nga fiset e fundit në botë që jeton larg nga bota bashkëkohore dhe është i disponuar armiqësisht ndaj të huajve që guxojnë t’i afrohen apo të shkelin në të. Para nëntë vjetëve aty janë vrarë dy të huaj, të cilët i ishin afruar bregut të ishullit për të zënë peshk.

Janë aq fanatikë në mbrojtjen e ishullit të tyre sa që i gjuajnë me shigjeta edhe aeroplanë apo helikopterë që fluturojnë mbi koka e tyre. Të vetmet dëshmi që flasin për ekzistencën e tyre janë këto fotografi të kualitetit të dobët, pasi askënd nuk e lejojnë t’i afrohet ishullit.

Autoritetet e Indisë e kanë shpallur të paligjshme çdo përpjekje kontakti me banorët e Sentinelit Verior.

Survival International, një grup që angazhohet për të drejtat e grupeve fisnore, pohon se peshkatarët lokalë rregullisht hyjnë në territorin e tyre, andaj shprehet se i druan ekzistencës së mëtutjeshme të këtij fisi.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz jetojnë aty, por vlerësimet lëvizin nga disa dhjetëra deri në disa qindra.

Është mister edhe se çfarë pasojash kë lënë aty cunami i vitit 2004, kur u mbytën gati 300,000 persona në atë pjesë ta Azisë. Ndonëse askush nuk iu ka dalë në ndihmë atëherë, indogjenët e atjeshëm nuk janë zhdukur nga faqja e dheut gjatë cunamit.

shigjeta

 

ishulli i fotografuar nga aeroplani foto 2

YouTube player